Last updated 28 shtator 2026
The legal texts exist in Albanian only, exactly as in the app. We show the original rather than an unreviewed translation.
Bebix është aplikacion për prindër dhe kujdestarë ligjorë mbi 18 vjeç. Llogaria krijohet dhe kontrollohet nga një i rritur. Duke e përdorur, pranon: të mos ngarkosh përmbajtje të paligjshme apo fyese; të respektosh privatësinë e prindërve të tjerë dhe të fëmijëve të tyre; të mos e përdorësh app-in për reklamë ose spam; dhe të mos e trajtosh përmbajtjen e app-it si këshillë mjekësore. Llogaria jote është përgjegjësia jote. Nëse dyshon se dikush ka hyrë në të, ndërro fjalëkalimin dhe na njofto. Mund ta pezullojmë një llogari që shkel këto kushte ose rregullat e Komunitetit.
Nuk lejohen: përmbajtje fyese, urrejtje, ngacmim, material seksual, spam, reklamë e padeklaruar, dhe këshilla mjekësore të rreme të paraqitura si fakt. Mos publiko të dhëna që identifikojnë bebin ose persona të tjerë pa lejen e tyre. Çdo postim dhe koment mund të raportohet nga menuja ⋯, dhe çdo përdorues mund të bllokohet — postimet dhe komentet e tij zhduken për ty menjëherë. Një postim me tri ose më shumë raportime fshihet automatikisht nga feed-i derisa ta shqyrtojmë; autori vazhdon ta shohë të vetin. Raportimet i shqyrtojmë sa më shpejt të mundemi, dhe përmbajtja që shkel rregullat hiqet. Llogaria e autorit mund të pezullohet.
Porositë paguhen në dorëzim. Kostoja e dërgesës konfirmohet kur të kontaktojmë për porosinë, përpara se ajo të nisë. Produktet shiten nga Bebix ose nga partnerë të listuar; partneri që e dërgon merr emrin, telefonin dhe adresën tënde, vetëm për dërgesën. Nëse produkti arrin i dëmtuar, i gabuar ose nuk përputhet me përshkrimin, shkruajna te info.bebix@gmail.com brenda 14 ditëve nga marrja dhe e zgjidhim — zëvendësim ose kthim parash. Statusin e porosisë e ndjek te Dyqani → Porositë e mia.
Bebix jep informacion të përgjithshëm edukativ, jo këshillë mjekësore. Kujtesat për vaksinat, kufijtë e rritjes dhe çdo sugjerim brenda app-it nuk zëvendësojnë vlerësimin e një mjeku. Për çdo shqetësim shëndetësor, kontakto pediatrin. Në rast urgjence, kontakto shërbimin e urgjencës — mos prit përgjigje nga app-i ose nga Komuniteti. Ekspertët e verifikuar te Komuniteti japin mendim të përgjithshëm publik, jo diagnozë për rastin tënd.
Disa pjesë të app-it përdorin modele gjuhësore të palëve të treta, të ushqyera me të dhënat që fut vetë (p.sh. mosha e bebit). Përgjigjet mund të përmbajnë pasaktësi. Përdori si ide, jo si fakt — dhe kurrë si këshillë mjekësore. Ajo që shkruan te biseda me AI-n i dërgohet ofruesit të modelit për ta përpunuar.
Kur ndryshojmë diçka thelbësore — çfarë mbledhim, me kë e ndajmë, sa e mbajmë — do ta njoftojmë brenda app-it përpara se ndryshimi të hyjë në fuqi. Përditësuar më 28 shtator 2026.
For legal or privacy questions, write to us at info.bebix@gmail.com