Last updated 28 shtator 2026
The legal texts exist in Albanian only, exactly as in the app. We show the original rather than an unreviewed translation.
ÇFARË MBLEDHIM • Llogaria: email-i, dhe emri nëse e shkruan. Kur hyn me Google, marrim email-in dhe emrin nga Google. • Bebi: emri, datëlindja, gjinia nëse e shton, dhe çdo regjistrim që fut vetë — ushqyerje, gjumë, pelena, rritje, vaksina, të dhëna mjekësore, momente me foto. • Komuniteti: postimet, komentet, pëlqimet, foto e video që ngarkon. • Dyqani: emri, telefoni dhe adresa që shkruan te porosia, bashkë me produktet e porositura, dhe email-in nëse e shkruan (opsional; përdoret vetëm për të të dërguar konfirmimin e porosisë). • Telefoni: një identifikues për njoftimet (push token), nëse i lejon njoftimet. • Rrëzimet e app-it: kur app-i rrëzohet, dërgohet një raport teknik (modeli i telefonit, versioni i sistemit dhe i app-it, vendi i gabimit) — pa emër, pa email, pa të dhënat e bebit. • Përdorimi: ngjarje të përgjithshme si hapja e app-it, hapja e dyqanit, krijimi i një porosie, regjistrimi i një ushqyerjeje, gjumi ose pelene (vetëm lloji dhe ora, jo sasia apo shënimet), ftesa te Familja dhe sa lloje njoftimesh ke fikur. Lidhen me një identifikues të rastësishëm ose me ID-në teknike të llogarisë, pa emra, pa adresa, pa email dhe pa emrin apo datëlindjen e bebit. Në faqen e webit numërojmë vizitat dhe shpejtësinë e faqes në mënyrë anonime (Vercel Analytics), pa cookie dhe pa të të njohur personalisht. KU RUHEN Te Supabase, në serverë brenda Bashkimit Evropian (Frankfurt). Fotot e momenteve rrinë në një hapësirë private: i sheh vetëm ti dhe prindi që fton te Familja, me një lidhje të përkohshme. Postimet, komentet dhe fotot e Komunitetit janë publike: i sheh kushdo, edhe në faqen e webit www.bebix.store. PSE Për të ta ofruar shërbimin që kërkon: ruajtja e historikut të bebit, njoftimet që zgjedh, komuniteti dhe dërgimi i porosive. Të dhënat e bebit i përpunojmë me pëlqimin tënd; porositë, sepse na duhen për të përmbushur blerjen. ME KË NDAHEN Nuk i shesim të dhënat tua, asnjëherë. I ndajmë vetëm me ata që na ndihmojnë ta ofrojmë shërbimin: Supabase (ruajtja, BE), Vercel (faqja e webit; regjistrat teknikë si adresa IP), Expo (dërgimi i njoftimeve), Sentry (raportet e rrëzimeve), PostHog (statistikat e përdorimit të përshkruara më lart; serverë në SHBA), Resend (email-et e konfirmimit dhe të rikthimit të fjalëkalimit), Stripe (vetëm kur zgjedh të paguash me kartë: pagesa bëhet në faqen e Stripe, ndaj numrin e kartës nuk e shohim as e ruajmë ne), Google ose Apple (vetëm kur zgjedh të hysh me ta), dhe partnerin që të dërgon porosinë — atij i shkojnë emri, telefoni dhe adresa, pa të cilat dërgesa nuk bëhet dot. Asgjë prej të dhënave të bebit nuk u jepet partnerëve. Kur fton një prind tjetër te Familja, ai sheh dhe shton të dhënat e bebit njësoj si ti. SA KOHË Të dhënat e llogarisë dhe të bebit rrinë derisa ta fshish llogarinë. Porositë ruhen edhe pas fshirjes, të anonimizuara, sepse na kërkohen për kontabilitet. TË DREJTAT E TUA Mund të shohësh dhe të ndryshosh të dhënat brenda app-it, t'i eksportosh si PDF ose CSV nga Bebi → Cilësimet → Eksporto, dhe ta fshish llogarinë nga Cilësimet → Fshi llogarinë. Për çdo kërkesë tjetër — akses, korrigjim, kufizim, kundërshtim — shkruajna te info.bebix@gmail.com dhe përgjigjemi brenda 30 ditëve.
Llogarinë mund ta fshish vetë, brenda app-it: Cilësimet → Fshi llogarinë. Nuk kërkohet email, nuk kërkohet leje nga ne. FSHIHET MENJËHERË DHE PËRGJITHMONË: • Profili i bebit dhe i gjithë historiku: ushqyerjet, gjumi, pelenat, rritja, vaksinat, të dhënat mjekësore. • Fotot e momenteve, nga telefoni dhe nga serveri. • Postimet, komentet, pëlqimet dhe të ruajturat te Komuniteti. • Lidhja e telefonit me njoftimet. • Vetë llogaria. MBETET: Porositë e bëra te dyqani, si regjistrim tregtar. Emri, telefoni dhe adresa hiqen prej tyre, pra porosia nuk lidhet më me ty; mbetet vetëm çfarë u shit, për sa dhe kur. Kjo na kërkohet nga kontabiliteti dhe nga partnerët që i dërguan. Nëse llogaria jote është e lidhur me panelin e adminit ose me një partner, fshirja bllokohet për siguri — shkruajna te info.bebix@gmail.com. Nëse s'ke akses te app-i, po ashtu shkruajna dhe e bëjmë ne.
Bebix përpunon të dhëna për një fëmijë, por i fut prindi ose kujdestari ligjor — jo fëmija. App-i nuk u drejtohet fëmijëve dhe nuk mbledh asgjë prej tyre drejtpërdrejt. Të dhënat shëndetësore të bebit (vaksinat, matjet, shënimet mjekësore) janë kategori e ndjeshme dhe ruhen vetëm sepse ti zgjedh t'i futësh. Nuk përdoren për reklama dhe nuk ndahen me palë të treta. Te Komuniteti, mos publiko të dhëna që e identifikojnë bebin — emër të plotë, adresë, institucion shëndetësor, ose foto ku duket dokumenti i tij.
Njoftimet brenda app-it (zilja te faqja kryesore) ndërtohen në telefonin tënd nga të dhënat e bebit — vonesa vaksinash, kohë nga ushqyerja e fundit, e të ngjashme. Njoftimet push kërkojnë lejen tënde dhe mund t'i fikësh në çdo kohë nga Cilësimet → Njoftimet, ose nga cilësimet e telefonit.
For legal or privacy questions, write to us at info.bebix@gmail.com